Futboll La Liga Sports

LA LIGA/ Gimenez rinovon me Atletico Madrid, largon sirenat e merkatos

Atletico e Madridit blindon mbrojtësin uruguian Jose Maria Gimenez. 23-vjeçari i cili luan me Los Colchoneros që prej vitit 2013 kur ishte vetëm 18-vjeç ka zgjatur edhe me 5 vite kontratën e tij me Atleticon e Madridit duke firmosur marrëveshjen e re me kohëzgjatje deri në 30 qershor të vitit 2023.

Për Gimenez kishte interes nga disa prej klubeve më të mëdha të Europës, por Diego Simeone kurrësesi nuk dëshironte ta humbiste mbrojtësin e kombëtares uruguaiane dhe Gimenez ka vendosur të qëndrojë te klubi bardhekuq duke rinovuar kontratën e tij me Atleticon.

Related posts

LIVE/ Tirana-Kamza: Gabim i Imamit në mbrojtje, Plaku shënon me një goditje fantastike (VIDEO)

Delo.autor

DREJT LARGIMIT NGA BARCELONA/ Coutinho zbulon dëshirën e madhe: Do të ishte bukur të luaja me…

Delo.autor

KATAR 2022/ I jashtëzakonshëm, Halimi realizon një EURO GOL ndaj Spanjës nga 40 metra distancë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment