Futboll Sports

Legjenda e Gjermanisë kritikon Hummels dhe Boateng

Kampioni i Botës Jurgen Kohler është i merakosur për mbrojtjen e Gjermanisë.

“Kam përshtypjen se shumë lojtarë nuk janë mësuar të futen në dyluftime. Mesa duket ajo aspekt i lojës nuk është duke u praktikuar siç duhet,” shprehet Kohler, i cili ka zhvilluar 105 ndeshje me përfaqësuesen gjermane, për t-online.de.

Në qendër të kritikës së Kohler është pikërisht qendra e mbrojtjes, pikërisht dy lojtarët e Bayern Munich.

“Te Jerome Boateng dhe Mats Hummels mungon vazhdueshmëria.”

Një mendim të njëjtë ish-lojtari i Borussia Dortmund ka edhe për dy rezervat Antonio Rudiger dhe Niklas Sule.

“Kur nuk të luan komplet qendra e mbrojtjes në nivele të larta, atëherë do të jetë e vështirë për ekipin.”

Related posts

“NUK FUTEMI NË FUSHË TË DORËZUAR NDAJ BASELIT”/ Trajneri Daja: Pas ndeshjes do diskutojmë të ardhmen

Delo.autor

E HABITSHME/ Barcelona, 117 mln euro në 10 vite për… Monchin

Isa.Autor

Pas spekulimeve të trasferimit/ Bayern Munich s’është i interesuar për Bailey

Sadik.Autor

Leave a Comment