Futboll Kategoria Superiore Sport

NGA AGOSTINELLI TEK FRANKO LERDA/ Dështimi i trajnerëve të huaj në epokën “Demi”

Gjatë epokës “Demi”, Partizani është drejtuar nga pesë trajnerë të huaj, 4 prej tyre italianë. Me asnjërin prej tyre klubi nuk arriti të kishte vazhdimësi, duke mos shkuar më shumë se një gjysmë sezoni.

gaz Demi

Marcio Sampaio: 9 shkurt 2014 – 4 maj 2014. Dështoi në sigurimin e një bilete europiane me Partizanin, që mbylli sezonin në vendin e pestë.

Andrea Agostineli: 4 janar 2016 – 31 maj 2016. E mori ekipin në vend të dytë dhe nuk arriti të fitojë betejën e titullit me Skënderbeun.

agostineli-partizani-470x706

Adolfo Sormani: 1 korrik 2016- 10 tetor 2016. Me Sormanin suksesi ishte në Europë, ku eliminuan Ferencavroshin në Champions dhe shkuan deri në fazën “play off” në Ligën e Europës. Në kampionat e drejtoi ekipin 5 javë, me 2 fitore, 2 barazime dhe u largua pas humbjes me Kukësin.

Sormani vs Kukesi

Mark Iuliano: 26 korrik 2018-5 nëntor 2017. Ish-mbrojtësi juventin e drejtoi ekipin në fazën e parë, ku arriti 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje, me golavarazh: 5-7. Nën drejtimin e Iulianos, Partizani e mbylli fazën e parë në vendin e gjashtë.

Iuliano2-470x264

Franko Lerda: 17 qershor 2019 – 14 dhjetor 2019. Ish-sulmuesi i Torinos mori në drejtim një ekip kampion, por në vend që të rriste nivelin e lojës dhe paraqitjen, Franko Lerda do të mbahet mend vetëm për përplasjet e shumta në skuadër.

fRANKO-LERDA-770x470

Aventurën në futbollin shqiptar e nisi me fitimin e Superkupës, por në startin e kampionatit Kukësi i merr hakun Partizanit të Lerdës. Pas javës së 13-të të kuqtë kryesonin me katër pikë para Kukësit, por pas humbjes në Ballsh vjen disfata në derbi, që me formacionin eksperimental vulosi edhe fatin e Franko Lerdës, i cili e ka mbyllur aventurën me “demat”.

Related posts

YLLI RASHFORD BËN GJESTIN E MADH/ Vjen goli 440 milionësh jashtë fushës së blertë (FOTO)

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Chelsea – Manchester United

Sadik.Autor

CHELSEA KTHEHET NË “MARKET”/ Sa shumë emra në dalje, mes tyre edhe Broja

F.autor

Leave a Comment