Futboll Sport

Leroy Sane thyen heshtjen pas përjashtimit nga Gjermania

Një ditë pas përjashtimit nga Kupa e Botës, një zgjedhje që ka befasuar të gjithë opinionin sportiv, Leroy Sane ka thyer heshtjen nëpërmjet mediave sociale.

“Ju falënderoj për të gjitha mesazhet dje dhe sot,” shkruan ai në Instagram.

“Padyshim që jam i zhgënjyer, që nuk mund të jem pjesë e Kupës së Botës. Por më duhet ta pranoj këtë vendim të trajnerit dhe do të bëj çmos për t’u rikthyer më i fortë se më parë,” premton Sane.

22 vjeçari i Manchester City-t është lënë jashtë botërorit nga Low, bashkë me Bernd Leno, Jonathan Tah dhe Nils Petersen.

Sane nuk ka harruar t’i urojë fat shokëve të ekipit te Gjermania, duke i inkurajuar të mos kthehen pa titullin kampion.

Related posts

DEBUTIMI SPEKTAKOLAR/ Ja masat ekstreme për ndeshjen e parë të RONALDOS (FOTO)

Isa.Autor

RUSI 2018/ Goli që “zhbllokon” Botërorin një OGUR I ZI për skuadrat organizatore

Sadik.Autor

ÇFARË NDODHI? Gareth Bale kërkon rikthimin: Pas Europianit, kam në plan të shkoj prap tek Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment