Futboll Premier League Sport

Shaqiri dëshiron të qendrojë në Premier League, e pëlqejnë dy klube

Këto ishin fjalët e fundit të Xherdan Shaqirit për mediet zvicerane, i cili po përgatitet momentalisht për Kupën e Boëtës më Zvicrën. Dëshira e lojtarit me origjinë shqiptare për të luajtur në Premier League është e madhe, por mbetet ende për t’u parë ku do të përfundojë.

Sigurisht që klauzola e largimit që ai ka në kontratën e tij me Stoke është qesharake në krahasim me sfhifrat e çmendura të futbollit anglez, vetëm 12 milionë paund. Dhe kjo është një bonus i madh për lojtarin.

Deri tani, në mediet britanike dy skuadra mendohet se janë të interesuara për Xherdanin. Southampton dhe Tottenham janë të gatshme të bëjnë këtë ivnestim modest për të përforcuar radhët e tyre. Trajneri i Southampton Mark Hughes ishte ai që e mori te Stoke shqiptarin dhe është i gatshëm për të rinovuar bashkëpunimin e tij me lojtarin.

Në garë për të është futur së fundmi edhe Tottenham, që mund të humbasë Erikssen këtë verë dhe dëshiron të ketë si përforcim një lojtar që e njeh kampionatin anglez. Shaqiri ka shënuar tetë gola sezonin e kaluar duke munguar në vetëm dy ndeshje të kampionatit.

Më parë në mediet britanike ishte raportuar se për të interesoheshin edhe Ëest Ham, Everton dhe Crystal Palace, por ai do të zgjidhte pa shumë dilemma skuadrën e Mauricio Pochettinos. Ndërsa në janar pati refuzuar një ofertë nga Roma pasi nuk është fort i interesuar për të luajtur në Serie A.

Related posts

JOSHËSE DHE BOMBASTIKE/ Lojtare shahu dhe kriminologe, a ka më SEKSI se… (FOTO)

Isa.Autor

“LUFTA” KUNDËR TRUKIMEVE/ Tronditet kampionati grek, një leksion për FSHF-në

Delo.autor

“NUK KEMI SHUMË KOHË PËR T’U PËRGATITUR PËR DERBIN”/ Conte: Moment i vështirë, do të ishte katastrofale nëse…

Delo.autor

Leave a Comment