Futboll La Liga Sport

Lionel Messi: Nuk do ta ndërroja “dopietën” me Championsin

Lionel Messi dha një intervistë të gjatë për gazetën katalane “Sport”, ku foli me superlativa për sezonin e Barcelonës, që pavarësisht se nuk arriti t’i shkonte deri në fund Championsin, pasi u eliminua në çerekfinale nga Roma, siguroi triumf të dyfishtë në futbollin spanjoll, duke fituar La Ligan dhe Kupën e Mbretit.

“Zhvilluam një sezon të madh, të cilin e mbyllëm me dopietë. Është e vërtetë që ëndrra e të gjithëve është Championsi, por nuk është nevoja për të minimizuar sezonin që kemi bërë. Të fitosh kampionatin dhe Championsin janë dy gjëra të ndryshme.”

Messi nuk do ta ndërronte kurrsesi suksesin e dyfishtë në futbollit spanjoll me triumfin në Champions.

“Jo, nuk e ndërroj. Gjatë gjithë sezonit kemi humbur vetëm tre takime, por patëm fatin e keq që të eliminoheshim nga kompeticioni më emocionues. Të fitosh La Ligan dhe Kupën e Mbretit është shumë e rëndësishime, pavarësisht asaj që ndodhi në Champions.”

Por a ka ndikuar “Pleshti” në bisedimet për të marrë Antoine Griezmann nga Atletico e Madridit dhe a është prioritet afrimi i francezit?

“Nuk e di nëse është prioritet. Jam dakort me drejtuesit që për të fituar Championsin League-n duhet të kemi lojtarët më të mirë. Griezmann është një prej tyre. Nëse klubi do të arrijë ta blejë, do të jem i lumtur. Ai është shumë i zoti. Por e theksoj, kjo është çështje e sekretarisë teknike, nuk e di nëse është prioritet.”

Related posts

FORMA E MIRË NË SERIE A/ Mbrojtësi shqiptar “josh” Juventusin

F.autor

“ËSHTË NDER TË PËRFAQËSOJ ZVICRËN”/ Kapiteni Xhaka: Do të japim gjithçka për të shkuar më tej

Delo.autor

KAPITENI RAMOS FESTON ME SHQIPONJË/ “Los Blancos” triumfon me “POKER” ndaj Eibar dhe kap kreun e La Ligas

Delo.autor

Leave a Comment