Futboll La Liga Sport

A do të tërhiqet nëse fiton Botërorin? Ronaldo e ka ndarë mendjen

Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, ngul këmbë se nuk ka ndërmend të tërhiqet nëse fiton Kupën e Botës me Portugalinë. 33-vjeçari u shpall kampion Europe dy vjet më parë duke i shtuar vitrinës së trofeve që ka fituar me Manchester United dhe Real Madrid edhe një të fituar me kombëtaren.

Edhe pse Portugalia nuk renditet mes skuadrave pretendente për të triumfuar në Rusi, Ronaldo thotë se ai e mendon këtë trofe dhe se është ëndrra e tij e fëmijërisë. Në një intervistë për “The Sun”, portugezi tha: “Fitorja e Kupës së Botës është gjëja më e mirë që mund të arrijë dikush në karrierë, sepse përfaqëson vendin tënd dhe është aq e vështirë ta fitosh. Kështu që do të ishte maksimumi nëse ne do ta fitonim. Do të ishte realizimi i ëndrrës sime më të madhe t’i jepja një Botëror Portugalisë dhe do të fitoja kështu gjithçka që një lojtar mund të kërkojë”.

Por për t’u tërhequr nuk bëhet fjalë. “Disa mund të mendojnë që nëse fitoj Kupën e Botës do të ishte koha ideale për t’u larguar, por jam ambicioz dhe kam ende shumë për t’i dhënë këtij sporti”, tha Ronaldo.

Portugalia vjen në turne me stofin e kampiones së Europës, ku mundi në fnalen e para dy viteve Francën. Në ndeshjet e grupeve, ajo përballet me Spanjën fqinje por edhe me Marokun e Iranin. Nëse nuk ka surpriza, dy iberiket pritet të kalojnë grupin, por për të arritur në finalen e madhe të Moskës më 15 korrik, Ronaldo dhe shokët e tij te kombëtarja duhet të realizojnë një tjetër turne fantastik si ai i dy viteve më parë.

Related posts

UEFA nderon Astorin, ja çdo të ndodhë në ndeshjet e Champions dhe Europa League

Q.Autor

POSHTËRIMI NË CHAMPIONS/ Tifozët presin me banderola lojtarët e Barcelonës: Turpi në 121 vjet histori

Delo.autor

U “KURORËZUA” KAMPION I EUROPËS/ Nga Ronaldo, tek Ibrahimovic dhe Buffon. Shaqiri i lë pas të gjithë

Delo.autor

Leave a Comment