Futboll Sport

Luftëtari nuk e lëshon, mbrojtësi konfirmon kontratën e re me “Bluzinjtë”

Luftëtari duket se ka lënë për në momentin e fundit rinovimin me disa lojtarë të rëndësishëm që mbyllën sezonin e fundit, duke dhënë ndihmesën e tyre për pjesëmarrjen në Europa League si dhe për vendin e tretë në tabelën e klasifikimit.

Bluzinjtë sot i kanë dhënë ‘viston’ për dy vite Donald Rapos. Ky i fundit është pjesë e bluzinjve që prej tre vitesh, ndërsa ndihmoi ekipin për objektiva madhorë që kanë pasur vit pas viti. Natyrisht, një kontratë e re për të ishte vetëm formalitet.

Sot drejtuesit e skuadrës së Luftëtarit, drejtori sportiv Vangjel Cavo dhe presidenti Grigor Tavo kanë arritur akordin me mbrojtësin e krahut të djathtë. Rapo nuk ka hezituar dhe ka hedhur firmën edhe për dy vite me klubin bluzi. Pra, deri më 30 qershor të vitit 2020, Rapo do të jetë në Gjirokastër.

Me sa duket, trajneri i ri Milos Kostic ka dhënë pëlqimin e tij për mbrojtësin, ndërsa nuk duhet të harrojmë që portieri Ruçi, mbrojtësi Rapa, Aleksi dhe mesfushori Ramadani u rikonfirmuan në muajin janar për të ardhmen e tyre në këtë skuadër. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë e ardhmja e fantazistit Roca, të cilit i ka përfunduar kontrata.

Të mos harrojmë që në Gjirokastër janë afruar dhe shumë të rinj, të cilët janë vënë në provë nga trajneri slloven. Ata iu përkasin të gjithë reparteve, ndërkohë që tekniku do të përzgjedhë më të mirët prej tyre. Nuk ka vetëm nga kampionati vendës, por edhe të huaj që kërkojnë një fanellë të bluzinjve, pasi reklama e Europës e ka rritur shumë emrin e tyre në arenën ballakanase.

Related posts

E BUSHJME NGA SPANJA/ Zidane rikthehet te Real Madrid, ja ylli i skuadrës që bën gati valixhet

Delo.autor

Reagon klubi i Skënderbeut: Paraqesim në kohë ankimimin në CAS

Sadik.Autor

REVOLUCION NGA “THEMELET”/ Barcelona i sjell shokët Messit, klubi “Katalanas” arrijnë marrëveshjen me…

Delo.autor

Leave a Comment