Futboll Sport

SFIDA NDAJ ÇEKISË PËR “EURO 2020″/ Holanda, një skuadër e rigjetur, a do të përsëritë suksesin e vitit 1988?

Tri ndeshje, tri fitore në grupe, pikë të plota dhe vendi i parë. Nuk diskutohet që kundërshtarët nuk ishin të frikshëm, Ukraina, Austria e Maqedonia e Veriut, megjithatë të paktën në tri ndeshjet e para “Tulipanët” iu përgjigjën në fushë kritikave që kanë marrë, madje edhe nga vetë tifozët holandezë për mënyrën e lojës që, sipas tyre, nuk është aq argëtuese sa ata do të kishin dashur, d.m.th. nuk është futbolli total i Johan Cruiyff me shokë, por gjithsesi Holanda tregoi që nuk është një ekip për të mos u marrë në konsideratë.

U rikthyen në një kompeticion madhor pas dy dështimeve katastrofike radhazi, ku nuk ia dolën të kualifikoheshin as për Europianin e 2016-ës dhe mbi të gjitha nuk siguruan dot një biletë për në botërorin e vitit 2018 dhe nuk është e thjeshtë të rikuperosh forcat pas dy goditjeve të tilla.

Nëse kalojmë tek individët, Holanda ka elementë të nivelit të lartë. Frankie de Jong është një dirigjent i lindur, që nga mënyra se si lëviz se si e udhëheq simfoninë dhe si e orkestron skuadrën. Gorgino Wijnaldum duket se ka gjetur maksimumin e formës në këtë Europian, i fortë, sulmon çdo hapësire dhe fizikisht i përkryer.

Donyell Malen është një lojtar me shumë klas, po ashtu si Memphis Depay, i cili është i aftë të zgjidh çdo situatë duke nxjerrë nga cilindri numra të magjishëm. A do shkojë deri në finale, diçka që nuk e bën nga viti 1988?! Kjo është një pyetje pa përgjigje, por mundësitë tekniko-fizike i ka të gjitha në dispozicion për t’u rikthyer në majën e Europës për herë të dytë në histori.

Related posts

KORONAVIRUSI NË TENIS/ Dy grand slam njëri pas tjetrit, “US Open” duel me Roland Garros

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ 3 milionë euro në sezon për 4 vite, Inter arrin marrëveshjen me yllin e Kamerunit…

Delo.autor

BLERJA E RE E BARCELONËS/ Ja pse Braithwaite nuk mund të luajë në Champions

Delo.autor

Leave a Comment