Futboll Sport

Luka Modriç zbulon sekretet: Ja si e likujduam Messin dhe Argjentinën

Luka Modriç këmbënguli që shfaqja e dëshpëruar e Argjentinës në humbjen 3-0 ndaj Kroacisë ishte meritë e bashkëlojtarëve të tij dhe jo formë e dobët e Lionel Messit. Ylli i Barcelonës bëri një figurë të frustruar gjatë përplasjes së të enjtes në “Nizhny Novgorod”, pasi gafa e portierit Willy Caballero hapi rrugën për një fitore bindëse të ballkanasve, duke e vënë Argjentinën në rrezik të vërtetë për eliminimin që në grup nga Botërori, diçka që do të ndodhte për herë të parë që nga viti 2002.

Caballero mund t’i ketë dhuruar një gol Ante Rebic, por Modric nuk kishte nevojë për ndihmë, që të shënonte një mrekullisht në pjesën e dytë për Kroacinë. Ivan Rakitiç e mbylli gjithçka me golin e tij, ndërsa njeriu i ndeshjes u shpall Luka Modriç. Ky i fundit ishte i bindur se Kroacia duhet të vlerësohet për mbajtjen e Messit në skajet e lojës:

“Unë nuk dua të komentoj shumë për lojërat e lojtarëve të tjerë. Ne jemi të lumtur me mënyrën se si po luajmë vetë. Ky rezultat dhe pamja e dobët e Argjentinës ishte për shkak të lojës sonë të mirë, bllokut tonë kompakt në të gjithë fushën, sidomos kur nuk kishim topin.

Në gjysmën e parë, kur Argjentina kishte topin, u munduam të neutralizonim Messin, sepse ai është lojtari më i rrezikshëm. Ne donim ta ndalonim Messin që të merrte topin dhe kështu e premë kreativitetin e Argjentinës. Gjithçka u hap në gjysmën e dytë të ndeshjes, veçanërisht pas gabimit të Caballero. Ne shënuam edhe dy gola të tjerë më të bukur dhe fituam me meritë”.

Kroacia tani është e garantuar në raundin tjetër të Botërorit, teksa një pikë në ndeshjen e mbetur në grup, kundër Islandës, do t’i jepte vendin e parë. Kjo është një arritje, që Modric nuk e nënvlerëson, pasi Kroacia nuk është kualifikuar për fazën me eliminim direkt të Botërorit që nga “Franca 1998”, kur ato përfunduan të tretët:

“Më e rëndësishmja jonë u arrit, jemi kryesues të grupit. Kjo do ta rrisë besimin tonë. Ne presim të bëjmë gjëra të mëdha, por duhet ta përsëris: do të jetë e vështirë. Le t’i mbajmë këmbët fort në tokë dhe të përgatitemi për ndeshjet e ardhshme. Qëllimi ynë i parë, kur e pamë grupin, ishte të kalonim në raundin tjetër dhe kjo është ajo që kemi bërë”.

Related posts

MENAXHERI PLAS “BOMBËN”/ Ferguson trukoi Manchester-Juventus për një orë Rolex

Delo.autor

POZOI “HOT” PËR UELLSIN/ Kush është bukuroshja që u mundua të motivonte lojtarët për sfidën ndaj Zvicrës (FOTO)

Delo.autor

Lippi: Gattuso gati të japë gjithçka në botë për ngritjen e Milan!

Q.Autor

Leave a Comment