Futboll Sport

“Jam tirons, tirons i vjetër”, Bujar Pregja e “djeg” në festën e arbitrave (VIDEO)

Klasa e arbitrave ishte padyshim një nga më të dobëtat e sezonit që sapo lamë pas. Gabime të shumta, që shpesh herë ndikonin në rezultat dhe shumë akuza nga ana e drejtuesve të klubeve në Kategorinë Superiore dhe jo vetëm. Gjithsesi kjo gjë nuk i pengon arbitrat shqiptarë që të mblidhen dhe të festojnë së bashku mbylljen e sezonit futbollistik.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale atmosfera duket shumë entuziaste ku protagonist është kryetari i Kolegjiumit të Tiranës, Bujar Pregja. Ai shfaqet në video i ulur në gjunjë duke kërcyer këngën “Jam tirons, tirons i vjetër”. Më pas është përfshirë edhe gjyqtari Kriden Meta. Një video për të mos u humbur!

Related posts

Shënoi golin e parë të Shqipërisë në eliminatore, ja çfarë thotë Armando Sadiku

Delo.autor

Edhe Sampdoria e ka një Ronaldo në skuadër

Sadik.Autor

Kili refuzon kërkesën e Claudio Bravo-s, portieri i City-t mbetet jashtë Kombëtares

Q.Autor

Leave a Comment