Futboll Gossip Sport

MAHNITËSE/ E dashura e RONALDOS dhuron spektakël në “Luzhniki” (FOTO)

Cristriano Ronaldo kishte një tifozë të veçantë në shkallët e stadiumit Luzhniki të Moskës. Bëhet fjalë për të dashurën e tij, Georgina Rodriguez, që nuk kishte preferuar një vend të tribunën “VIP”, por ishte përzier mes miqve të saj, fansa të zakonshëm të Portugalisë.

Gjithsesi, paparacët e vëmendshëm e kanë njohur bukuroshen 24-vjeçare, e cila edhe pse ka lindur në Argjentinë, është shndërruar fanse e zjarrtë e Portugalisë. Ajo kishte të veshur një fanellë me numër 7, që i përket pikërisht partnerit të saj të famshëm.

Ndoshta nuk ishte një paraqitje e jashtëzakonshme e Portugalisë, por Georgina ka mbetur shumë e kënaqur, aq më tepër që golin e vetëm të sfidës e shënoi CR7.

Related posts

VIDEO/ Penallti për Romën, Florenzi godet dobët

Q.Autor

BOTËRORI 2022/ Pas një asist “MAGJIK” nga Gjasula, Cikalleshi ndëshkon Poloninë me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

NGA SUSO TEK FRANCK KESSIE/ Ja skuadrat e interesuara për futbollistët e Milanit

Delo.autor

Leave a Comment