Futboll Sport

NDRYSHIME NË CHAMPIONS LEAGUE/ UEFA mendon të largojë kohën shtesë! Tre risitë e propozuara

Faza gjysmëfinale e Champions League është në prag dhe tanimë UEFA është duke menduar për tre ndryshime rrënjësore në këtë kompeticion.

UEFA aktualisht po mbledh opinione nga klubet në lidhje me formatin e ri. Komiteti i Garave të Klubeve, i cili përfshin drejtorin menaxhues të Bayer Leverkusen, Fernando Carro, do të takohet më 30 maj në Mynih për të diskutuar ndryshimet e mundshme dhe për t’i propozuar rekomandime komitetit ekzekutiv të UEFA-s, të udhëhequr nga drejtori i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke.

SPORT BILD tregon disa ndryshime të rëndësishme që janë duke u konsideruar.

Një nga ndryshimet e propozuara është heqja e shtesës prej 30 minutash në raundet me eliminim direkt dhe në vend të kësaj të vendoset fituesi direkt me penallti nëse rezultati pas 90 minutave është i barabartë. Ky ndryshim synon të reduktojë lodhjen e lojtarëve.

Një tjetër sugjerim është për shpërblimin e klubeve që përfundojnë në tetëshen më të mirë të fazës së ligës me avantazhin si vendas për ndeshjet e kthimit në çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Një ndryshim i tretë i propozuar është rivendosja e rregullit të “mbrojtjes së vendit”, i cili do të parandalonte klubet nga i njëjti shtet të përballeshin në fazat e eliminimit para çerekfinales.

Related posts

PEREZ I HAP RRUGË TRAJNERIT ZIDANE/ Juventus duhet të ndryshojë planet për teknikun

Delo.autor

Xhaka: E kam ëndërr të luaj me Granitin përsëri

Q.Autor

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Southgate rinovon me Anglinë, trajneri i “3 luanëve” ka firmosur deri në…

Isa.Autor

Leave a Comment