Futboll Premier League Sport

Man United kërkon yllin e pashitshëm të Real Madrid

Manchester United ka shfaqur interes për mesfushorin e Real Madrid Mateo Kovacic por negociatat nuk do të jenë të thjeshta.

24-vjeçari është i pakënaqur me minutat e lojës në Madrid pas kalimit të tij 30 mln euro nga Inter më 2015 dhe e ka bërë të qartë se kërkon të largohet.

Gjithsesi, Madrid e vlerëson shumë pasi ai mund të luajë në disa pozicione në mesin e fushës dhe nuk kërkon ta shesë.

Lojtari i përfaqësueses kroate ka bërë 109 paraqitje në të gjithë kompeticionet por shumicat i ka nga stoli.

Madrid e di që ai do të luajë më shumë por do të kërkonte një shumë të madhe për ta shitur teksa ka një kontratë deri më 2021 dhe një klauzolë lirimi 280 milionë euro.

Kovacic është gjithashtu një objektiv i Manchester City, Roma dhe Juventus.

 

Related posts

Kukësi lë pas krahëve humbjen me Luftëtarin, Donjet Shkodra ia shtron ekipit me pica

Q.Autor

Spalletti: Interi mund të bëjë më shumë, s’jam i lumtur me punën time

Q.Autor

Merkato, Barcelona afër mbylljes së transferimit të Arthur

Q.Autor

Leave a Comment