Futboll Premier League Sport

Manchster United në “luftë” me Manchester City për talentin e madh francez

Manchester United është i gatshëm që të përfshijë Anthony Martial në ofertën e tyre për të mundur Manchester City-n për të marrë shërbimet e sulmuesit të Paris Saint Germain, Kylian Mbappe. Bosi i “Old Trafford”, Jose Mourinho është në kërkim të një sulmuesi të ri pas largimit të Zlatan Ibrahimovic verën e kaluar. Portugezi ka yllin e kombëtares angleze, Marcus Rashford, por është i gatshëm që të lejojë kalimin e Martial në Francë për të marrë Mbappe. Tabloidi britanik “Mirror” shkruan se United ka kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit. Drejtuesit e gjigantëve anglezë i kanë shfaqur interesin për 19-vjeçarin, i cili deri më tani po bën paraqitje të shkëlqyer me Francën në Rusi, në kuadër të Kupës së Botës.

‘Special One’ është i gatshëm që të përfshijë pjesë të marrëveshjes së transferimit të ish-yllit të Monacos, francezin tjetër që ka në ekip, Martial. United e vlerëson 22-vjeçarin rreth 80 milionë paund. Në vitin 2015-të ai u bë lojtari më i ri në moshë më i shtrenjtë pasi u transferua për 36 milionë paund në “Teatrin e Ëndrrave”.

Agjenti i tij, Philippe Lamboley kohët e fundit ka pranuar se lojtari i tij dëshiron të largohet nga “Old Trafford” këtë verë dhe është në kërkim të një ekipi të ri.

“Pasi i kemi menduar të gjithë faktorët dhe mundësitë, Anthony dëshiron që të largohet nga United. Ka shumë faktorë dhe tani është herët të flasim për to. Klubi dëshiron që Martial të zgjasë kontratën dhe nuk duan që të largohet, por nuk kemi arritur marrëveshje që prej disa muajsh”- tha agjenti i francezit.

PSG e mori në formë huazimi nga Monaco verën e kaluar Mbappe, por ra dakord që të paguajë 166 milionë paund për t’a sjellë atë pranë Neymar. Në garë për të marrë shërbimet e 19-vjeçarit, sipas shtypit britanik janë futur edhe rivalët e “Djajve të kuq”, Machester City. Por, siç duket gara do të jetë e fortë, pasi edhe PSG me Monacon nuk do ta lëshojnë lehtë.

Related posts

E ARDHMJA E LAUTAROS/ Sulmuesi gëzon tifozët e Interit: E vërteta për rinovimin

F.autor

SUPERIORE/ Formacioni më i mirë dhe më i dobët, ja futbollistët që spikatën në javën e 19-të…

Delo.autor

ATALANTA VENDOS/ Ja ku do të luajë Berat GJIMSHITI sezonin e ardhshëm

Isa.Autor

Leave a Comment