Bundesliga Futboll Sport

Manuel Neuer nuk bind, Bayern ofertë portierit të kombëtares angleze

Edhe pse dje u rikthye në fushë, duke luajtur me kombëtaren gjermane pas një periudhe të gjatë pushimi për shkak të dëmtimit, e ardhmja e portierit Manuel Neuer te skuadra e Bayern Mynih është në dyshim. E përditshmja britanike “The Sun” ka bërë me dije sot se kampionet e Gjermanisë kanë shënjestruar portierin e kombëtares britanike dhe të Evertonit, Jordan Pickford, pasi nuk kanë besim te forma fizike e Neuer. Pickford, 24 vjeç, është përzgjedhur në kombëtaren britanike në Kupën e Botës “Rusi 2018”, ndërsa Neuer, 32 vjeç, ka qëndruar 8 muaj pushim për shkak të dëmtimit në këmbë.

Neuer, një nga senatorët e Bayern dhe kombëtares gjermane (74 ndeshje), ka gjithë Botërorin në dispozicion për të treguar se është ende një portier i vlefshëm për kampionët dhe se mund të bëjë diferencën në fushë. Ndërsa Pickford pritet të jetë portieri titullar i Anglisë në Botërorin rus dhe në rast të një oferte të mirë nga Gjermania mund të lërë Premier League për të luajtur në Bundesligë dhe në Champions sezonin e ardhshëm. Problem për Bayern do të jetë rivaliteti me Manchester United, që mund të marrë Pickford në rast se De Gea vendos të largohet dhe të rikthehet në Spanjë.

Related posts

TË ARDHURAT NGA TË DREJTAT TELEVIZIVE/ Klasifikimi i klubeve më të pasura në botë, kryeson Reali. Interi kushton…

Delo.autor

E FUNDIT/ Kukësi në “SULM” për Xhekson, Luftëtari do 50 mijë euro

Delo.autor

DERBI I ANGLISË/ Liverpool nuk di të ndalet. Pas një asist nga Keita, Salah ndëshkon Manchester United (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment