Futboll La Liga Sport

Manuel Pellegrini: Te Reali më jepnin urdhër të fusja në, formacion disa lojtarë të caktuar pavarësisht rrethanave

Trajneri kilian Manuel Pellegrini ka folur rreth kohës sa ishte trajner i Real Madridit, duke zbuluar se ishte urdhëruar t’i fuste në formacion disa lojtarë të caktuar pavarësisht rrethanave.

Pellegrini, i cili së fundmi e mori drejtimin e klubit anglez West Ham United, e ka pranuar se temë kryesore diskutimi me hierarkinë e klubit ishte për lojtarët të cilët duhej gjithmonë të ishin titullar.

“Ndër diskutimet më të shpeshta që kisha me drejtuesit e Real Madridit ishte për performancen e lojtarëve”, tha Pellegrini për gazetën kiliane “El Mercurio”.

“Ata më thanë se disa lojtarë duhej të luanin gjithmonë pavarësisht rrethanave, por asnjëherë nuk kam bërë kompromis”, shtoi ai.

Pellegrini ishte trajner i Real Madridit në sezonin 2009/2010.

Related posts

INTER-JUVE “LUFTA E III BOTËRORE”/ Duel kilometrash dhe nervash, por në gjysmëfinalen e Kupës kalojnë gjithmonë torinezët

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Chelsea-Conte, “divorci” është çështje orësh…

Sadik.Autor

TRANSFERIM SURPRIZË/ Talenti danez kryen testet mjekësore me Milan

Delo.autor

Leave a Comment