Futboll Seria A Sport

TALENTI KEAN I DHUROI FITOREN/ Allegri: Dëshira për të sakrifikuar do ta ndihmojë…

Trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri, ka anlizuar ndeshjen e fituar 1-0 kundër Empoli-t në një intervistë të dhënë për “Sky”.

– A mund të arrijë Kean në nivelet e Messi-t dhe të Ronaldo-s? 

“Ambicia është një gjë e mirë, për të gjithë dhe veçanërisht për atë që ka shumë kampionë përpara tij. Disa e humbasin rrugën, ka shumë rëndësi koka. Ai do të përmirësohet dhe dëshira për të sakrifikuar do ta ndihmojë. Është retorikë, por vlen për të gjithë. Janë të shumtë ata që kanë humbur rrugës, sepse nuk e kanë patur këtë dëshirë”.

– Si është Dybala?

“Ka marrë një goditje në pulpë me Argjentinën, sot ndiente dhimbje dhe nuk kemi dashur ta rrezikojmë”.

– Je dukur i befasuar nga vërshëllimat e tifozëve….

“Jo, përkundrazi, na kanë bërë mirë. Kemi bërë një pjesë të parë shumë të keqe. Jemi përmirësuar në  të dytën dhe i kemi mbyllur të gjithë hapësirat kundërshtarit. Nuk ishte e lehtë pas kombëtareve. Kemi bërë një hap tjetër drejt titullit”.

– Si është Ronaldo? Ju ka thënë ndonjë gjë?

“Ka punuar pak në mëngjes, më pas do të shohim”.

Related posts

TALENTI QË KËRKOHET NGA KLUBET E MËDHA/ Agjenti bën tifozët e Realit të ëndërrojnë: Mesfushori Kroos mund të luajë me…

Delo.autor

SHËNOI GOLI E FITORES/ Rapa: Luftëtarit i vërtetë do të vijnë shumë shpejt, ndaj Skënderbeut do…

Isa.Autor

NË PRAGË ZYRTARIZIMI/ Gafë e Beckham, prishet surpriza e Manchester United (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment