Futboll Sport

Marcelo i bën ftesë Neymarit: Cristiano nuk është padroni i Realit

Marcelo është bërë i fundit që ka ndërhyrë në çështjen aq shumë të diskutueshme të kësaj vere, largimin e Cristiano Ronaldos nga Reali i Madridit.

Madje këtë e bën duke “i shtrirë këmbët më gjatë sesa jorgani”, duke qartësuar ma doreza pozicionin e tij mbi këtë çështje, e sigurisht duke qenë i hapur për mbërritjen e mundshme të Neymarit në Madrid.

“Nuk është Ronaldo pronari i Realit. Nëse presidenti dëshiron të marrë dikë tjetër, me siguri do ta bëjë, – është shprehur mbrojtësi brazilian. – Sigurisht nuk ka pse të mos vijë Neymari pse është aktualisht CR7. Një ditë Neymar do të vijë te ne”.

Këto deklarata zhbalancuese vijnë nga grumbullimi i Brazilit, e ndoshta mund të shkaktojnë edhe një tërmet në merkaton e kësaj vere në futboll.

“Reali duhet të vazhdojë gjithmonë në kërkim të lojtarëve më të mirë, e një ditë Neymar do të na bashkohet”, shpjegon ai. “Për mua Cristiano është sot më i miri, por Neymar do ta arrijë shumë shpejt dhe me siguri të plotë nivelin e tij”.

Për këtë çështje, largimin e CR7 dhe afrimin e O’Ney, edhe “Marca” bën të ditur disa informacione mbi një përplasje duket të hapur mes Florentino Perezit dhe yllit portugez. Sipas burimeve, një takim është zhvilluar të martën e kaluar dhe presidenti i Realit është shprehur i gatshëm për shitjen e Ronaldos. Kjo, për shkak të distancës tejet të theksuar mes kërkesës ekonomike të portugezit dhe ofertës së padronit të “Los Blancos”-ve.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Laçi-Partizani, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Zyrtare/ Tri skuadrat bien nga La Liga

Sadik.Autor

E DUAN NË ITALI/ Mourinho lejon largimin e Darmian vetëm për ofertën…

Isa.Autor

Leave a Comment