Futboll Sport

Marcelo: “Neymari i ka dyert e hapura edhe pse aty… ”

Marcelo ka thënë se Neymari është “i mirëseardhur” në Santiago Bernabeu, pavarësisht se aty ndodhet Cristiano.
Cristiano Ronaldo është në qendër të vëmendjes pasi raportohet se është afër largimit nga klubi ku shkroi histori për nëntë sezone. Sipas shumë mediave, CR7 do të largohet për t’i liruar vendin Neymarit.

Por, bashkëkombësi i ish sulmuesit të Barcelonës dhe shoku i ngushtë i Cristianos, Marcelo, ka thënë se Neymar “duhet të vij në Madrid” edhe pse aty ndodhet Ronaldo.

“Cristiano nuk është pronari i Real Madridit, nuk është (qeshet)”, tha fillimisht Marcelo.

“Nëse presidenti dëshiron të nënshkruajë me dikë, ai do të nënshkruajë patjetër. Por, pse duhet të mendoni që nëse Cristiano ndodhet në Madrid, për Neymar nuk ka vend aty? Të gjithë duam që Cristiano të qëndrojë dhe Neymar i ka gjithmonë dyert hapur në Real Madrid”.

“Reali gjithmonë duhet të kërkojë lojtarët më të mirë. Unë e kam thënë edhe 3-4 vite më parë se një ditë Neymari do të luajë në Real Madrid”, shtoi mes tjerash Marcelo.

 

 

Related posts

POLEMIKAT PËR PENALLTINË E FITUAR NGA YLLI BRAZILIAN/ Thiago Silva: Neymar? E provokuan dhe ai i ndëshkoi…

Delo.autor

TRIUMFOJNË NDAJ “DEMAVE”/ Luftëtari kualifikohet në gjysmëfinale pas 37 vitesh

Delo.autor

RIKTHIMI I BUJSHËM NË PREMIER/ Mesfushori “SHFAQET” pas 1 viti e gjysmë…

Delo.autor

Leave a Comment