Futboll Seria A Sport

Marek Hamsik flet për të ardhmen tek Napoli

Fjalë që tingëllojnë më shumë si lamtumirë dhe që largojnë çdo lloj dyshimi. Marek Hamsik, i pranishëm në një aktivitet bamirësie në Sllovaki, përsëriti në mënyrë më të bindur dëshirën e tij për të provuar një eksperiencë të re pas 11 vjetësh tek Napoli: “E ardhmja? Unë jam ende një lojtar i Napoli-t dhe deri tani asgjë nuk ka ndryshuar. E vërtetë, i kam thënë presidentit se ekziston kjo mundësi, por për momentin nuk ka lajme të reja “.

Hamsik ka një kontratë me klubin e Napolit deri në qershor të vitit 2020, por interesi i milionerëve nga Kina nuk e kanë lënë atë indiferent. Shandong Luneng dhe Tianjin Quanjian i kanë ofruar një rrogë prej 13 milionë eurosh në sezon dhe kapiten i Napolit ka shprehur dëshirën e tij për të ndryshuar ambient. Për momentin, negociatat ende nuk kanë filluar ende për shkak të distancës midis ofertës dhe kërkesës, duke qenë se asnjë nga klubet kineze nuk ka ofruar 30 milionë eurot e kërkuara nga numri një i klubit. Nga ana e tjetër, ai është i gatshëm të pranojë kërkesat e sllovakut, pasi tashmë ka transferuar nga Celta Vigo mesfushorin e vitit 1992 Miroslav Slobotka, i cili ka një klauzolë largimi prej rreth 40 milionë eurosh.

Related posts

Skënderbeu-Kukësi/ Formacionet: Oto Xhon nuk ia del, ja si do rreshtohen skuadrat

Isa.Autor

REAL MADRID-RAYO VALLECANO/ Pas 15 minutash lojë, Kroos ndëshkon rivalët me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Kombëtarja shkon në DET përpara se të zbresë në fushën e blertë

Isa.Autor

Leave a Comment