Futboll Sport

ANA TJETËR E KONTRATËS SË MESIT/ “Pleshti” largohet nga Barcelona me parametër zero vetëm me dy kushte

Në një anë detyrat dhe në një anë përfitimet. Nëse këto të fundit u publikuan pak ditë më parë nga gazeta “Mundo”, këtë herë në media ka dalë pjesa tjetër e kontratës së Lionel Mesit, e cila ka disa klauzola dhe pika shumë interesante. Skuadra e Barcelonës kërkon t’i ndalojë Lionel Mesit sportet e rrezikshme si motorët e ujit apo të tjera. Gjithashtu, në kontratë kërkohet që “Pleshti” të marrë pjesë në organizimet për bamirësi, por mbi të gjitha që të mësojë edhe gjuhën katalanase.
Btmt6rjIEAA7ao3
Ai duhet të bëjë përpjekje në disa dalje televizive që të flasë këtë gjuhë. Argjentinasi duhet të integrohet totalisht në skuadër dhe në kulturën e qytetit spanjoll. Në kontratë gjithashtu shkruhet se kapiteni i Barcelonës mund të largohet si futbollist i lirë nga skuadra në rast se Katalonja do të bënte zgjedhjet dhe do të fitonte pavarësinë. Ai do të ikte me kosto 0, ndoshta edhe në një skuadër të kampionatit spanjoll. Në vitin 2017 ai e firmosi këtë kontratë nga e cila do të përfitonte 555 milionë euro për 4 vite deri në fundin e këtij sezoni.

Related posts

E ARDHMJA YLLIT BRAZILIAN NË DILEMË/ Coutinho në dispozicion për huazim, ja sa shifra kërkon Barcelona

Delo.autor

Eksperti jep parashikimet: Skedina e mbrëmjes që mund t’ju bëjë me para

Q.Autor

Ronaldo te Juventus? Gazetari i njohur sportiv shokon me deklaratën e tij të fundit (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment