Futboll Premier League Sport

Marouanne Fellaini: Të ardhmen e zbulojë më 1 korrik!

Marouanne Fellaini do të marrë një vendim mbi të ardhmen e tij brenda disa ditëve, pasi ka refuzuar një rinovim me Manchester United.

Mesfushori, aktualisht në Botëror me Belgjikën, tha se nuk ka qenë shumë i shqetësuar mendërisht nga mungesa e ekipit dhe do ta konfirmojë të ardhmen më 1 korrik.

Arsenal është një nga skuadrat e interesuara për të marrë Fellaini-n me parametra zero, teksa gjithashtu ka pasur interes nga Italia dhe Turqia.

30-vjeçari, i cili ka që prej 2013 tek United, ka luajtur një rol jo-protagonisti sezonin e kaluar nën drejtimin e Mourinho-s, duke bërë vetëm pesë ndeshje si titullar në Premier League dhe dy në Champions League.

“Paqartësia për të ardhmen time nuk ndikon në paraqitjen time me Belgjikën,” shprehet Fellaini.

“Jam i fortë mendërisht dhe shumë shpejt do të zbuloj se ku do të luaj sezonin e ardhshëm.

“Konfirmimi vjen më 1 korrik? Po.”

Related posts

CHAMPIONS/ Pas një PASIMI perfekt nga Griezmann, talenti Perez hesht “San Siron” (VIDEO)

Delo.autor

CR7 SHNDËRROHET NË “PËRBINDËSH”/ Ronaldo pret Lazion në Superkupë: Nihem mirë…

Delo.autor

BËN “PAQE” PAS GJESTIT TË KRIJUAR NË “SAN SIRO”/ Mbrojtësi i Lazios: Mjaft me polemika, do të… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment