Futboll La Liga Sport

Kovacic dhe Reali janë në luftë mes tyre!

Mateo Kovacic e ka vendosur tashmë. Ai nuk dëshiron që të qëndrojë më te Real Madridi. Kërkon më shumë hapësira për të luajtur dhe te “galaktikët” kjo gjë nuk i mundësohet. Megjithatë ka një problem. Presidenti Florentino Perez e vlerëson së tepërmi 25 vjeçarin dhe nuk ka ndërmend që ta largojë atë. Mesfushori kroat duhet që të respektojë kontratën, pra të qëndrojë deri në vitin 2021. Ai u ble nga klubi madrilen për shumën e 30 milionë eurove nga Interi në vitin 2015.

Por tani vlera e tij është shtuar. Interesim të madh për futbollistin ka skuadra e Napolit. Carlo Ancelotti vlerëson së tepërmi aftësitë e 24 vjeçarit dhe u ka kërkuar drejtuesve që ata ta blejnë. Mes të dyja klubeve ka një marrëdhënie shumë të mirë, por presidenti Perez është hezitues për të shitur një lojtar të talentuar si Kovacic.

Por interesim për kroatin ka edhe nga klube të tjera. Interi ka pasur kontakte me të riun dhe është folur për mundësitë e rikthimit, por në lojë është futur edhe Juventusi dhe Roma. Ndërkohë që në Angli, Manchester United dhe Tottenham janë gati që të investojnë për shërbimet e futbollistit. Aktualisht Kovacic është i përqendruar me kombëtaren e Kroacisë dhe me të mbyllur aventurën në Rusi, ai do t’i dedikohet zgjidhjes së çështjes së të ardhmes së tij.

Related posts

PUBLIKOHET LISTA PËR SFIDËN NDAJ ALAVES/ Zidane me dhimbje koke, mungojnë 3 titullarët…

Delo.autor

ILDA BEJLERI FESTON 1 VJETORIN SI BIZNESWOMEN/ Tashmë jashtë ekranit i komenton futbollistët nga … (FOTOT)

Delo.autor

PËRDORIMI I VAR-IT/ UEFA merr vendimin e madh për kualifikueset e Botërorit

Delo.autor

Leave a Comment