Futboll Sport

Marrin fund dilemat/ Flamurtari zgjedh trajnerin për sezonin e ri

Flamurtari po kërkonte një trajner dhe më në fund administratori Sinan Idrizi ka vendosur se kush do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm. Zgjidhja ka ardhur brenda familjes, teksa i është besuar Arbi Beharit drejtimi i ekipit. Edhe në momentin e largimit të Shpëtim Duros iu besua pikërisht Beharit, që tanimë do të ketë mundësinë ta ndërtojë vetë ekipin e për sezonin e ri. Lojtarët që ishin vjet i njeh mirë dhe klubi ka nisur nga puna, duke realizuar edhe rinovimet e para.

Emiljano Musta dhe Muhamet Useini ishin dy futbollistët e parë që nënshkruan kontrata e reja edhe për sezonin e ri futbollistik, ndërkohë që i pasoi edhe Tomislav Busic. Danilo Alvesh është lojtari tjetër që pritet të zyrtarizohet sërish pjesë e skuadrës. Marrëveshja është arritur, por për momentin sulmuesi ndodhet në Brazili, ku po rikuperohet për sezonin e ri. Në planet e kuqezinjve është mbrojtësi i djathtë Goran Siljanovski. Ky i fundit ka disa oferta dhe ende nuk ka vendosur nëse do të mbetet pjesë e Flamurtarit edhe për sezonin e ardhshëm futbollistik.

DËSHIRA DAJA – Janë lakuar shumë emra gjatë kësaj periudhe për të nëshkruar me Flamurtarin, por në fund iu besua Beharit. Mladen Milinkovic, Hasan Lika, Skënder Gega dhe Ilir Daja ishin emrat që u përfolën për të marrë drejtimin e kuqezinjve. Trajneri i Skënderbeut ishte dëshira më e madhe, por nuk mund të pritej pafundësisht. E ardhmja e Dajës varet nga vendimi që do të marrë CAS pas dënimit që UEFA i ka dhënë korçarëve.

Related posts

Allegri 200 fitore në Serinë A, në histori me titullin e katërt me Juven

Q.Autor

ZYRTARE/ Një tjetër shqiptar bashkohet me Istanbulsporin, sulmuesi 23-vjeçar arrin akordin klubin turk

Delo.autor

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ “Buzëqesh” Shkëmbi, titullari i Dinamos gati për ndeshjen

Delo.autor

Leave a Comment