Futboll Seria A Sport

Martohet futbollisti italian, klubi i dhuron kontratë të… (VIDEO)

Thojnë që martesa është dita më e lumtur në jetën e një njeriu. Por për futbollistin italian Almici ajo ditë ka qenë dyfish e lumtur. Ai në fundjavë lidhi kurorë me partneren e tij prej disa vitesh, por me siguri ka qenë duke menduar edhe për futbollin, sepse deri në ditën e shënuar e ardhmja e futbollistit 25 vjeçar, nuk ishte e qartë. Për fat të mirë për lojtarin ka menduar agjenti i tij, i cili i bëri një dhuratë shumë të veçantë.

Giuseppe Reso ishte ngarkuar me detyrën për ti gjetur një klubi të ri afër vendlindjes,  Bergamo, për arsye personale. Që prej vitit 2011, Almici është huazuar tetë herë, ndërsa ishte në pronësi të Atalanta-s, por tani ai ka siguruar një vend të përhershëm në një klub të ri.

Reso i paraqiti atij një kontratë dhe një uniformë të Hellas Verona menjëherë pas ceremonisë së dasmës dhe italiani u duk qartë i prekur nga dhurata e papritur duke e bërë akoma edhe më fantastike këtë ditë.

Related posts

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Memushaj thuasje i Pescarës

Sadik.Autor

CHELSEA-BURNLEY/ Sarri synon fitoren për një vend në zonën Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NUK PO SHKËLQEN/ Klopp: SALAH ka humbur shënjestrën, por kam ende…

Isa.Autor

Leave a Comment