Futboll Sport

Mats Hummels : Sane nuk mund të konsiderohet si Muller dhe Ozil

Mats Hummels ka kritikuar sjelljen e lojtarëve të rinj gjermanë dhe i ka thënë Leroy Sane se nuk mund të presë të konsiderohet në një nivel me Thomas Muller dhe Mesut Ozil pasi është lënë jashtë nga Kupa e Botës.

Sane ka shijuar mbase sezonin më të mirë të karrierës së tij, duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë 15 asiste në Premier League me Manchester City-n.

Gjithsesi, forma e tij te Gjermania nuk arriti të bindë Joachim Low për ta përfshirë mes 23 lojtarëve që do të shkojnë në Rusi.

“Leroy Sane nuk ka të njëjtin status si Muller ose Ozil,” shprehet Hummels.

“Ndonjëherë të duhet kohë të arrish një status të caktuar në kombëtare. Brezi i djemve të rinj tani, ndryshon me atë të 10 apo 12 viteve më parë.

“Unë nuk fola asnjë fjalë të vetme në dhomat e zhveshjes të Bayern Munich në javën e parë. kurse ka raste që lojtarët e rinj sillen sikur kanë vite që njihen me të tjerët.

“Statusi duhet të fitohet.”

Related posts

LIVERPOOL U SHPALL “MBRET” I EUROPËS/ Pirlo befason me deklaratën: Origi ishte për tu rrahur nëse…

Delo.autor

LUAJTI SI KAPITEN I GJERMANISË/ Ylli Kimmich: Shiriti është një motivim i madh për mua dhe…

Delo.autor

ZYRTARE/ Roma arrin marveshjen me Justin Kluivert

Sadik.Autor

Leave a Comment