Futboll Sport

Mbappe e ka “zemrën të artë”/ Të gjitha fitimet nga botërori do ti dërgoi për…

Kylian Mbappe është një futbollist që të ka zemrën e artë. Ylli i Francës deklaroi se është i gatshëm që t’i japë për bamirësi të gjitha fitimet e tij nga pjesëmarrja në Kupën e Botës. Këto janë rroga që merr nga federata për këtë kompeticion, shto këtu edhe bonuset. Kjo nuk është diçka e re për sulmuesin, i cili gjithnjë ka treguar vëmendje për personat të cilët kanë pasur më pak fat.

Ai vazhdimisht ka bashkëpunuar me shoqatën “Premiers de Cordée”, që u qëndron afër dhe ndihmon fëmijët e sëmurë dhe vazhdimisht krijon nisma për fëmijët me aftësi të kufizuara. Për çdo ndeshje me kombëtaren, lojtarët francezë marrin 20 mijë euro. Mbappe mendon se ai nuk duhet të marrë para për të përfaqësuar vendin e tij. Kjo shumë jepet për bamirësi. Të tjerë futbollistë francezë mund të ndjekin shembullin e lojtarit. Kështu, shoku i ekipit, Umtiti ka shprehur gatishmërinë për të vepruar po kështu.

Më parë, futbollistët francezë deklaruan se 30% të fitimeve të Kupës së Botës do ta ndalin me stafin e kombëtares. Në rast të kalimit në finale, për të gjithë lojtarët e kombëtares franceze do të jepej një bonos prej 15 milionë eurosh. Në rast të kualfikimit deri në finale, çdo futbollist do të përfitonte nga 300 mijë euro.

Related posts

ËSHTË TIFOZE E “ZJARRTË” E LAZIOS/ Bukuroshja “TËRBON” fansat me FORMAT e saj BOMBASTIKE (FOTO)

Delo.autor

“TË MOS ANKOHET DHE TË PUNOJË”/ Guardiola, i trishtuar dhe i keqardhur për blerjen 60-milionëshe

Delo.autor

NGO DHE SEFERI “TRMBIN” TRAJNERIN SHEHI/ Ja gjendja e “bardhebluve” para derbit me Partizanin…

Delo.autor

Leave a Comment