Futboll Sport

PARA SUPERSFIDËS/ Valverde: Interi të mos ketë frikë, por nëse do të kishte fituar vetë në Londër…

Askush nuk dyshon te serioziteti i Barcelonës (vetë Spaleti e tha në konferencën për shtyp), por në shtëpitë e tyre secili sheh interesat e veta. Kjo do të thotë se trajneri Ernesto Valverde do të bëjë një rrotacion masiv për ndeshjen e sotme ndaj Totenhemit. Të paktën këto janë lajmet që vijnë nga Barcelona.

“Një mundësi për lojtarët e akademisë”, shkruhet në artikullin e gazetës katalanase “Mundo Deportivo”. Bëhet fjalë për lojtarë të akademisë së Barcelonës, të cilët janë lojtarë të shkëlqyer dhe mund të mjaftojnë për të marrë një rezultat pozitiv kundër Totenhemit.

Këtyre të fundit u duhet një fitore për të lënë pas Interin, pavarësisht se çfarë bëjnë këta të fundit. Formacionin e vërtetë të Barcelonës do ta mësojmë me kalimin e orëve, por për momentin ka një 11-she të mundshme që mund të zbresë në fushën e lojës. E sigurt është që në portë do të luajë holandezi Silesen, i cili quhet si portieri i dytë më i mirë në botë. Pas shumë ndeshjesh në stol do të shohë fushën e lojës.

 

Në majën e sulmit Mesi ka nevojë për minuta, por edhe Luis Suarez duhet të gjejë formën e humbur. Megjithatë, për këtë të fundit u përgjigj Valverde, i cili tha se nuk do të luajë. Njëri nga të dy sigurisht që do të luajë dhe ky është një lajm i mirë për Interin. Pjesa tjetër e sulmit katalanas do të formohet nga Kutinjo dhe Munir El Hadadi.

 

Por reparti i mbrojtjes pritet të ketë ndryshime të shumta, ku Pike dhe Alba do të qëndrojnë në stol. Në qendër do të ketë hapësirë për të riun Çumi bashkë me Vermalenin, ndërsa Semedo dhe Miranda do të luajnë nga krahët. Edhe mesfusha do të ketë lojtarë të rinj dhe që deri tani nuk kanë pasur shumë minuta. Artur mund të luajë titullar sepse vjen pas dëmtimit dhe kërkon të gjejë formën. Bashkë me të mund I të luajnë Alenja dhe Denis Suarez.

TRAJNERI- Trajneri i Barcelonës siguron Interin se skuadra e tij do të zbresë në fushën e lojës për të fituar. “Kundër Totenhemit na pret një ndeshje e vështirë, sepse janë shumë të fortë fizikisht dhe taktikisht. Ata luajnë për kualifikimin. Megjithatë, ne do të zbresim në fushën e lojës për të fituar, ashtu si në rastet e tjera.

Kemi siguruar kualifikimin për meritat tona dhe është një situatë e ngjashme me atë të vitit të kaluar, kur Sportingu i Lisbonës luante për kualifikimin dhe ne fituam. Kështu që do të luajmë për fitore. Ne do të respektojmë kompeticionin dhe skuadrat e përfshira.

Ne do ta respektojmë edhe Interin”, ka thënë Valverde. Më tej, trajneri i Barcelonës foli edhe për ndryshimet në formacion. “Është e vërtetë që nesër (sot) do të ketë ndonjë ndryshim, sepse jemi kualifikuar dhe do të lëmë pushim disa lojtarë pas ndeshjes së të shtunës.

Edhe Totenhemi i kishte ruajtur disa lojtarë si Kejn në ndeshjen e fundit. Suarez nuk do të luajë. Mesi? Nuk mund të përgjigjem përpara 24 orësh për këtë çështje.

Interi nuk duhet të trembet dhe të luajë ndeshjen e tij si të ishte ndaj Totenhemit. Por nëse do ta kishte fituar ndeshjen me Totenhemin, nuk do të gjendej në këtë situatë. Ne duam të fitojmë dhe për këtë nuk ka dyshime”, përfundoi numri një i Barçës.

Related posts

KUR FJALA E GRUAS ËSHTË LIGJ/ Futbollistët që s’pranuan ofertat për shkak të bashkëshorteve

Isa.Autor

NUK PRANON HUMBJEN ME “KO” NDAJ FURY-T/ Boksueri Wilder: Trajneri im ishte frikacak

Delo.autor

Kluivert arrin në Romë/ Pritje e zjarrtë dhe madhështore e tifozëve në aeroport (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment