Futboll Sport

Krahasimi me Ronaldo dhe Pele, ja si përgjigjet Neymar…

Numrat flasin, por nuk thonë gjithçka. Pavarësisht se ato të Neymar me “Selsesao” janë të frikshëm, vetëm “O’Ney” pranon se diçka nuk shkon. Goli i tij kundër Kroacisë, ishte i 54-i dhe pasi ka kaluar prej kohësh Zico, afrohet me Romario, autor i 55 golave të 77 ndeshje.

Pas Romarios objektvi do të jetë arritja e 62 golave të Ronaldo dhe më pas infiniti… sepse në vendin e parë si golashënuesi më i mirë të të gjitha kohërave për Brazilin është dikush që quhet Pele, me 77 gola në vetëm 92 ndeshje. Sa për të mos harruar “O’Rei” ka fituar tre herë kampionatin botëror.

Për nëse numrat janë tregues dhe nëse ndodh mrekullia që deri në fund të karrierës ta kalojë rekordin atëherë mund të thuhet se Neymar ka qenë më i mirë se Pele? As mos ju shkojë ndërmend sepse vetë sulmuesi aktual i Brazilit e përjashton një hipotezë të tillë.

Ai tha: “Janë vetëm numrat që më ndajnë nga idhujt e mi dhe duke qenë sa janë njerëz që kam adhuruar kam një respekt të pafund për ta. E rëndësishme është që të ndihmojë skuadrën të fitojë me golat e mi. Nuk dua të jem më i mirë se ta dhe mendoj se kurrë nuk do të jem më i mirë se Ronaldo apo Pele.”

Related posts

GJITHMONË GATI PËR TË “RRËMBYER” LOJTARË/ Juventus mendon për blerjet me kosto zero, ja tre emrat që synon

Delo.autor

Bayern dhe Barcelona nisin negociatat për shkëmbimin e lojtarëve

Q.Autor

E BUJSHME NË SPANJË/ James Rodriguez plus 170 milionë euro, zbulohet ideja e çmendur e Perez

Delo.autor

Leave a Comment