Gossip Sport

Mbrojtësin argjentinas e kritikojnë tifozët para Botërorit

Cristian Ansaldi ishte një nga emrat surprizë të listës së trajnerit Jorge Sampaoli për Botërorin “Rusi 2018”. Nëntë ditë larg nga fillimi i këtij kompeticioni, të cilin tifozët e presin me padurim, lojtari ka shkaktuar polemika në “Instagram”. 31-vjeçari ka postuar dy foto, ku shihet në një xhakuzi me bashkëshorten e tij, Luciala Ahumada.

“Së bashku me dashurinë e jetës sime, edhe pse për pak”- ka shkruar Cristian karshi fotove të publikuara.

Mirëpo, tifozët e kanë kritikuar këtë mesazh si një mungesë respekti dhe përqendrimi për Kupën e Botës, ku nuk i kanë kursyer komentet tepër agresive ndaj lojtarit. Ky i fundit u detyrua që të bllokonte komentet poshtë fotove, kështu fansat nuk do të mund të shkruanin më. Pas këtij rasti, ka ardhur edhe reagimi i bashkëshortes së tij.

“Kur të kritikojnë është më mirë të buzëqeshësh, thuaj ‘Faleminderit’ dhe vazhdo, para se të biesh në të njëjtin nivel mediokriteti”- ka shkruar ajo në profilin e saj në Instagram.

Cristian dhe Lucia kanë tre fëmijë së bashku, dy vajza dhe një djalë.

Related posts

POSTIMI NË “INSTAGRAM”/ Çiljeta ngacmon Alban Hoxhën. Shikoni çfarë shkruan… (VIDEO)

Delo.autor

VAZHDON NATA E KEQE PËR LIVERPOOL/ Chamberlain shënon në portën e gabuar (VIDEO)

Delo.autor

PAS NDESHJES/ Spalletti: Ky ishte maksimumi që mund të bëj

F.autor

Leave a Comment