Futboll Premier League Sport

Cancelo drejt Premier League për 40 milion euro

Wolves është në bisedime për të blerë mbrojtësin e djathtë të Valencia-s Joao Cancelo, sipas Sky në Itali.

Shuma që po diskutohet thuhet të jetë rreth 40 mln euro.

Lojtari portugez Cancelo sezonin e kaluar ka luajtur i huazuar tek Inter dhe përfaqësohet nga Jorge Mendes, i cili ka një marrëdhënie të mirë me Wolves.

Fituesit e titullit të Championship, që do të luajnë në Premier League sezonin e ardhshëm, kanë blerë disa lojtarë që përfaqësohen nga Mendes në vitet e fundit, ku përfshihen Cavaleiro, Jota dhe Neves.

Cancelo iu bashkua Valencia-s në verën e 2014.

24-vjeçari ka dalë nga akademia e Benfica-s, dhe ka shënuar tre gola në gjashtë paraqitje për Portugalinë.

Related posts

NDESHJA MIQËSORE ME SPANJËN/ Keidi Bare: Shokët e ekipit menduan se e organizova unë

F.autor

KRITIKON ASHPËR NEDVED/ Gigli: Një njeri i tillë s’mund të jetë zëvendëspresident i Juventus

Delo.autor

VIDEO/ Napoli në avantazh ndaj Beneventos, shënon Mertens

Q.Autor

Leave a Comment