Futboll Sport

Mediat botërore raportojnë për vdekjen e Fadil Vokrrit

Lajmi për vdekjen e Legjendës Kosovare të Futbollit Fadil Vokrri është dhënë edhe nga mediat më prestigjioze në botë.

Për vdekjen e Kryetarit të Federatës së Futbollit në Kosovë kane raportuar shumë media ndërkombëtare.

Agjencia Ndërkombëtare e Lajmeve “Reuters” në raportin e saj për vdekjen e legjendës Kosovare të futbollit, shkruar se: “Vokrri e kishte vendosur Kosovën në hartën e futbollit botëror me futjen e Kosovës në FIFA dhe UEFA”.

E përditshmja sportive franceze “L`EQUIPE” shkruan se kreu i FFK’së ka qenë një prej sportisteve më të mirë që ka pasur Kosova, duke e cituar kështu edhe një Tëeet të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhajt, i cili kishte njoftuar për vdekjen e Fadil Vokrrit.

Edhe faqja e televizionit slloven i ka dhënë një hapësirë vdekjes së Vokrrit duke e përmendur se ai ka qenë në krye të Federatës Kosovare të Futbollit kur Kosova është pranuar në FIFA dhe UEFA.
Përveç këtyre mediave të lartpërmendura, hapësirë të madhe mediatike vdekjes së Vokrrit i kanë dhënë edhe mediat e Ballkanit, në veçanti ato serbe.

Related posts

Milan s’lëshon ‘pe’ për Locatellin, Genoa nuk ka ndërmend të heqë dorë

Q.Autor

PREJ DISA JAVËSH JASHTË FUSHAVE/ Sot iu nënshtrua operacionit, mbrojtësi mbyll aventurën me Interin

Delo.autor

XHAKA PRANË LARGIMIT NGA ARSENAL/ Mesfushori shqiptar drejt kalimit në Serie A tek klubi i madh…

Delo.autor

Leave a Comment