Futboll Sport

Weah jr: Nuk e ndjej presionin e mbiemrit, jam ndryshe nga babai im…

Nuk është e lehtë të luash te Paris SG, sidomos nëse mban mbiemrin e një prej qendërsulmuesve më të mëdhenj në historinë e këtij klubi.

Timothy Weah, sulmuesi 18-vjeçar, djali i George, po mëson të jetojë me peshën e trashëgimisë që i ka lënë i ati, “Topi i Artë 1995” dhe sot president i Liberisë.

Krahasimet nuk e trembin: “Mbiemrin në kurrizin tim, kur luaj, nuk e shoh. Mund ta shohin vetëm tifozët. Kësisoj nuk ka presion ndaj meje, mendoj vetëm për të luajtur dhe di sa ta bëj diçka të tillë,” – tregon Tim.

Më pas, ai pranon: “Eshtë e vërtetë që shoh disa video me golat e babait tim dhe marr shumë këshilla prej tij, por i kam treguar të gjithëve se luaj me Parisin jo se jam djali i George, por prej aftësive që kam.”

Në ndryshim nga i ati i tij, që ka qenë flamuri i kombëtares së Liberisë, Tim luan për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me tre prezenca dhe një gol, atë të shënuar më 29 maj kundër Bolivisë.

Vitin e kaluar, Timothy luajti tre ndeshje me PSG, njërën prej të cilave si titullar. Sivjet ka shënuar gol në miqësoren kundër Bayern Munich. Synimi i tij është të rritet duke admiruar kampionë të tillë si Mbappe, Neymar dhe Cavani.

“Duke parë në mënyrë të vazhdueshme këta kampionë përpiqem të nxjerr mësime dhe të bëhem një futbollist më i mirë dhe me më shumë siguri te vetja,” – përfundoi sulmuesi i PSG.

Related posts

ARSENAL NUK DORËZOHET/ Minus një pikë nga kreu. United në rënie të lirë

F.autor

MERKATO E BUJSHME/ Jo vetëm mesfushori Calhanoglu, Inter dëshiron dhe liderin e Milan-it…

Delo.autor

PAS NJË HUTIMI NË MBROJTJE/ “Topçinjtë” i falin hapësira, West Ham barazon gjithçka (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment