Futboll Seria A Sport

Mehdi Benatia: Ziyech futbollist ideal, shpresoj të bashkohet Romës

Medhi Benatia konfirmoi se ai e ka këshilluar shokun e tij te kombëtarja e Marokut, Hakim Ziyech të bashkohet me Romën në merkaton e kësaj vere.

“Unë shpresoj që ai të bashkohet me Romën. E di që Roma po e kërkon Ziyech. Ai është një lojtar i madh me cilësi të pabesueshme. I thashë se Roma është një klub i veçantë ku mund të luajë mirë, tifozët e tyre janë të shkëlqyeshëm dhe me shumë pasion”.-tha mbrojtësi i Juventusit, Benatia, për gazetarët në Kupën e Botës 2018 pas humbjes së Marokut në Portugali.

Ziyech shënoi nëntë gola me 18 asistime në 39 ndeshje për Ajax këtë sezon.

Related posts

S’flitet për futboll, lojtari i Vllaznisë kërcënohet me jetë

Q.Autor

Legjenda e Liverpoolit e ngacmon Xherdan Shaqirin (FOTO)

Sadik.Autor

Futbollistët e Barçës kritikuan trajnerin Valverde për humbjen në Romë

Sadik.Autor

Leave a Comment