Futboll Sport

Merkatoja e Milanit, Mirabelli i qartë: Nuk i shesim më të mirët

Siç kemi thënë për disa kohë, tani Milani është i mbërthyer në tregun e transferimeve, duke pritur sanksionet e UEFA-s. Ndërkohë, megjithatë, drejtori sportiv, Massimiliano Mirabelli, po planifikon operacionet e ardhshme, për të qenë gati për çdo eventualitet.

Dje ai ishte dëshmitar i gjallë në Zvicër-Japoni, miqësoren e luajtur në Lugano. Më pas foli me mikrofonin e “Sky Sports”, edhe pse sintetikisht: “Milani ka marrë shumë kërkesa për lojtarët më të mirë, por nuk jemi të gatshëm t’i shesim”.

Pastaj, Mirabelli vazhdoi duke folur posaçërisht për të ardhmen e afërt: “Po presim vendimin e UEFA-s, por edhe jemi duke përgatitur punën për sezonin e ardhshëm. Optimizmi nuk do të mungojë as prej meje, as nga klubi”.

Pikërisht për këtë, Mirabelli vazhdon të punojë për objektivin e vërtetë të Milanit, që është Radamel Falcao. Me Monaco ka tashmë një marrëveshje të përgjithshme për shkëmbimin midis kolumbianit dhe Andrè Silva.

Duke bërë kështu, Milani nuk do të shpezonte asnjë euro për kartonin e Radamel Falcao, por sigurisht duhet ta garantojë atë me të njëjtën pagë që merr te Monako, 8 milionë euro në sezon. Negocimi, ndër të tjera, nuk duket të jetë i lidhur me përjashtimin apo jo të Milanit nga Liga e Europës.

Related posts

“KAM TAKUAR…”/ Ish e dashura e Panuccit gjen njeriun e zemrës, zbulohet data e martesës me kirurgun …

F.autor

ICARDI larg INTERIT/ Sulmuesi thotë fjalën e fundit: Unë bëj punën time ndërsa GRUAJA…

Isa.Autor

PREZANTOHET TEK JUVENTUS/ Danilo flet si “bardhezi”: Më pëlqen stili i lojës së Sarrit dhe nuk…

Delo.autor

Leave a Comment