Futboll Seria A Sport

Merr fund dilema! Vajushi bindet nga oferta, ka mbetur një detaj për…

Paraqitjet e bëra me skuadrën e Avellino-s kanë rënë në sy, ndaj edhe ofertat për Armando Vajushin. Shkodrani ishte në huazim, pasi kartoni i tij zotërohet nga Pro Vercelli, skuadër që sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie C. Normalisht që skuadra italiane do kërkojë të përfitojë nga fakti që anësorin e tyre e duan disa ekipe. Avellino është klubi i parë që ka shfaqur interesimin e saj për ta mbajtur Vajushin në ekip edhe për sezonin e ardhshëm. Por skuadra që po këmbëngul më shumë dhe ka bërë hapa konkretë është Carpi. Skuadra që do garojë në Serie B ka arritur të kontaktojë me menaxherin e sulmuesit anësor, sikurse edhe u bë me dije ditë më parë.

Në mediat italiane raportohet se tanimë ka mbetur vetëm që Carpi dhe Pro Vercelli të ulen dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për transferimin. Vajushi ka edhe një vit kontratë dhe verën e ardhshme del lojtar i lirë. Normalisht nuk do të dëshironte të luante në Serie C këtë sezon, ndaj edhe pret të mësojë të ardhmen e tij. Vajushi luan sezonin e katërt në Itali, teksa fillimisht kaloi nga bullgarët e Liteks Lovesh te Chievo, ku u grumbullua në disa ndeshje në Serie A, por pa mundur të debutojë. Livorno ishte klubi tjetër më të cilin 26-vjeçari luajti për një sezon dhe më pas kaloi te Pro Vercelli. Me këtë klub këtë sezon luajti 13 ndeshje (6 si titullar) dhe shënoi një gol. Në janar u huazua tek Avellino, ku numëron 9 ndeshje në total dhe gjashtë nga minuta e parë. Në takimet e fundit ai luajti rregullisht, çka ka bërë që për të të ketë interesim nga disa klube, me Carpi-n një hap para të tjerëve.

Related posts

Conte drejt largimit, Barcelona mund ta sjellë Enriquen në stolin e Chelseas

Q.Autor

CHELSEA-WOLVES/ “Blutë e Londrës” barazojnë shifrat, shënon Hazard

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Tekniku Sarri tek Juventus si CR7, ja sa ka kushtuar për një sezon të vetëm…

Delo.autor

Leave a Comment