Futboll La Liga Sport

COSTA “NDEZ” ATMOSFERËN/ Ne gjithmonë duam ta mundim Realin, edhe ata…

Në më pak se dy ditë para derbit të Madridit, Diego Costa ka folur për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen në një intervistë të gjatë dhe të plotë që mund të lexohet këtë të premte mbrëma në gazetën spanjolle Marca.

Derbi i Madridit do të luhet të shtunën me fillim nga ora 20:45 në Santiago Bernabeu.

Sulmuesi Atleticos, Costa, i cili tashmë ishte vendimtar në Superkupën Evropiane, ka paralajmëruar Mbretërit para derbit lokal.

“Ne gjithmonë duam të mundim Real Madridin … por ata gjithashtu duan të na mposhtin”, ka thënë fillimisht Costa për Marca.

“Megjithëse është një ndeshje tjetër, do të kemi më shumë dëshirë sesa për Superkupën Evropiane”.

“Kjo ishte ndeshja ime më e mirë që kur u ktheva në Atletico, unë fillova shumë mirë atë natë”.

“Unë isha gjithashtu mirë kundër Valencias. Nuk mund ta humbasim thelbin tonë”, përfundoi spanjolli.

Costa ka folur edhe t për Cristiano Ronaldon, Antoine Griezmann, Diego Simeonen, finalen e Lisbonës … dhe tema të tjera që mund të lexohen më vonë gjatë të premtes mbrëma.

Related posts

DUELI I SHTYRË PREJ COVID-19/ Boksieri Joshua konfirmon: Më 12 dhjetor do të ngre sërish titujt kampionë

Delo.autor

PËSOI SULM NË ZEMËR/ Ndahet nga jeta në moshën 20-vjeçare ish-futbollisti i Kastriotit…

Delo.autor

DHUROI KUALIFIKIMIN ME TRIPLETË/ Lukas Moura “shpërthen” në lot kur dëgjon komentin e golave të tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment