Futboll Sport

Mesazhi emocionues i Alves për popullin e Brazilit (VIDEO)

Kombëtarja braziliane ndërsa po përgatitet për ndeshjen e radhës që do të luajë ndaj Meksikës në raundin e të 16-ave, ka pasur një vizitor të veçantë. Mbrojtësi i Paris Saint-Germain Dani Alves, që nuk mundi të jetë pjesë e skuadrës për shkak të një dëmtimi, ka takuar shokët e “Seleçaos” në Rusi.

Pas kësaj vizite, 35-vjeçari ka publikuar një mesazh shumë të ndjeshëm për mbarë atdhetarët e tij në rrjetet sociale.

“Duhet të ndiheni krenar që jeni brazilian, pasi jeni përfaqësuar denjësisht. Duhet të ndiheni mirë si popull që ky grup flet gjuhën tuaj. Po lufton çdo ditë që t’ju bëjë të ndiheni krenarë. Një grup që nuk heq dorë për të mbrojtur ëndrrën e një kombi. Një grup i bashkuar, një komb i bashkuar, pa egoizëm, pa pakënaqësi, pa menduar se gjërat në jetë janë të lehta dhe nuk shërbejnë për gjë.

Populli im, edhe një herë jemi për të gjithë një komb i vërtetë, që qan për britmat tona dhe ëndërron për buzëqeshjen tonë. Kurrë mos e harroni: “Forca e një kombëtareje është në bashkësinë e popullit të saj në çdo aspekt dhe rast”- tha Alves.

Alves nuk mundi t’i bashkohet grupit të Tite për shkak se ishte i dëmtuar, por nuk ka nguruar që të udhëtojë drejt Rusisë për t’u dhënë zemër shokëve të skuadrës në ndeshjen e raundit të radhës që do të luajnë ndaj Meksikës.

Related posts

FITORJA NË DERBI I “DJEG” SARRIT/ Trajneri i Juventus humb dy titullarët për sfidën ndaj Milan

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Spartaku i Moskës përmbys Napoli-n, Legia mposht Leicester dhe “arratiset”

Delo.autor

BETIS-REAL MADRID/ Zidane hedh bastin e mbrëmjes, i riu konsolidon vendin në skemë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment