Futboll Sport

“Ronaldo do të bëhet President i SHBA”, Donald Trump ia kthen përgjigjen “dhëmbë për dhëmbë”

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump pati një bisedë me homologun portugez Marselo Rebelo de Sosa. Pas takimit ai u vu përballë pyetjeve të gazetarëve ku u pyet mbi takimin me Vladimir Putin. Trump e përgëzoi Putinin për mënyrën e zhvillimit të Botërorit dhe tha së djali i tij po e ndjek turneun.

“Unë jam një përkrahës i vogël i futbollit, por nuk kam shumë kohë”, – tha ai. Në atë kohë, De Sosa ndërhyri për të lartësuar CR7: “Mos harroni se Portugalia ka ​​lojtarin më të mirë në botë, quhet Kristiano Ronaldo. Nëse ndërmerrni një udhëtim për në Rusi gjatë zhvillimit të Botërorit, Portugalia është atje, me synimin për ta fituar turneun.

Ai ka kaq famë, sa mund të zgjidhet më kollaj se ju president”. Trump i është përgjigjur kolegut portugez: “Në Portugali mundet, por në SHBA gjërat janë ndryshe”.

Related posts

ZYRTARE/ E pazakontë, ish-ylli i Real Madridit bëhet trajneri i skuadrës ku luan momentalisht (FOTO)

Delo.autor

SUAREZ ZHGËNJEN URUGUAJANËT/ Peruja bën surprizën në Kupën e Amerikës

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Cagliari-Inter. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment