Futboll Premier League Sport

Mesfushori i Manchester United mund të shkojë te Chelsea

“Ylli” i Manchester United, Paul Pogba, nuk ka qenë një nivelin e pritshmërive që kur la Juventus për ta kthyer në Premier League dhe jo rrallë herë ai u la në stol nga Jose Mourinho në sezonin e kaluar. 25-vjeçari vazhdon të konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim dhe po mendon të largohet nga “Old Trafford”, për të shpëtuar karrierën e tij.

Sipas “Don Balon”, futbollisti që merr 350 mijë euro në javë, ka kërkuar të ndërpresë bashkëpunimin me Mourinho dhe pasi kanë qarkulluar emra të tillë klubesh si Real, Juventus apo PSG, kohët e fundit ka dalë në skenë alternativa Chelsea.

Pogba ka shënuar 5 gola në 25 ndeshje me Manchester United, megjithatë Chelsea e sheh si njeriun e duhur për ta kthyer ekipin londinez në Champions Leauge, atje ku do të mungojë sezonin e ardhshëm sepse e mbylli në vendin e pestë kampionatin e kaluar, ku u ngushëllua me suksesin në “FA Cup”.

Related posts

KUKËSI-PARTIZANI/ Mala nuk ia del, Ndreu ndryshon sulmin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“TANI DUHET TË PËRQENDROHEMI NË…”/ Ylli Mane: Për ne ka mbaruar gjithçka në Premier League. S’mund të bëjmë asgjë

Delo.autor

”PLAS” TEK JUVENTUSI/ Reagimi i Ronaldos tregon gjithçka (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment