Futboll Premier League Sport

E FUNDIT/ Blerja rekord në Premier, zyrtarizohet mesfushori paraguaian

Newcastle ka zyrtarizuar blerjen e Miguel Almiron, mesfushor sulmues paraguaian, nga Atlanta United për 24 milionë euro, një shifër rekord për klubin e Premier League.

“Jemi të lumtur të lajmërojmë blerjen e Miguel Almiron nga Atlanta United”, ka bërë të ditur klubi bardhezi në Twitter.

“24-vjeçari ka nënshkruar një kontratë për pesë vite e gjysmë, që do ta mbajë në St. James Park deri në qershorin e 2024-ës”.

“Jam shumë i lumtur dhe pres me padurim që të nis këtë aventurë të re”, ka thënë Almiron.

“Premier është një kampionat shumë i fortë. Historia e Newcastle dhe Rafa Benitez kanë qenë arsyet kryesore që më kanë sjellë këtu”.

Related posts

VIDEO/ Milan kalon në avantazh ndaj Udineses, Suso shënon një supergol

Q.Autor

THANË BIR K*RVE PËR NEYMAR/ Motra e brazilianit reagon e acaruar: Ju…

Delo.autor

LËNDIMI I RËNDË/ Abrashi tregon dramën e dëmtimit: Kishte ditë që thoja tani do…

Isa.Autor

Leave a Comment