Futboll Seria A Sport

Mesfushori i Realit peshon të ardhmen me Juventusin në prapaskenë

Mesfushori i Real Madridit, Mateo Kovacic edhe një herë vjen nën radarin e Juventusit. Klubi i Serie A u përpoq të nënshkruante me yllin kroat në merkaton e transferimit të verës së kaluar, duke ofruar 75 milionë euro për ta marrë atë nga duart e Real Madridit. Megjithatë, oferta u refuzua nga “Los Blancos”, një vendim i mbështetur nga ish-trajneri Zinedine Zidane. Pas largimit të ish-mesfushorit francez nga klubi, e ardhmja e Kovacic është përsëri në ajër dhe sipas prestigjozes madrilene “AS”, një lëvizje e menjëhershme larg nga “Los Blancos” është skenari më i mundshëm, veçanërisht nëse ai do të mbetet një lojtar i pjesshëm. Kovacic e sheh veten si një lojtar të denjë për të qenë pjesë e formacionit bazë, por sezonin e kaluar në ndeshjet e mëdha të Real Madridit, ai filloi vetëm në “El Clásico”, ku nuk arriti të bindë, në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve 1/16 kundër Paris SG për shkak të dëmtimeve të Modric dhe Kroos, dhe pjesa e dytë e gjysmëfinales kundër Bayern Munchen në një ‘dredhi’ taktike nga Zidane.

Gjithsesi, para se të marrë një vendim përfundimtar ai është i interesuar të shohë se kush do të jetë trajneri i ri i klubit dhe më pas roli që do të kishte në skuadër. Në rast se i ofrohet një vend në formacion do të ishte tepër e vështirë që mesfushori kroat të largohet nga Real Madridi, ndërsa ka fituar dy trofe të Champions League gjatë dy viteve me “Los Blancos”. Ndërsa kjo situatë pret përfundimin e saj, Juventusi mbetet në gatishmëri dhe ka kontaktuar tashmë lojtarin duke i treguar ambiciet që ka, por jo klubin. 23-vjeçari është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato, ndërsa në drejtim të tij interes kanë shfaqur disa klube të mëdha si Manchester City, Bayern Munchen, si dhe Interi.

Related posts

Tronditet Seria A, lojtari rezulton pozitiv në doping. Rast i ngjashëm me atë të Jashanicës

Q.Autor

RISIA/ Ja ku do të transferohet ndeshja debutuese e RONALDOS, Chievo-Juventus

Isa.Autor

TELENOVELA MESSI-INTER/ Braida shuan ëndrrat: Mbreti nuk lëviz nga aty ku është Zot!

Delo.autor

Leave a Comment