Futboll Seria A Sport

Napoli nis lëvizjet, Hysaj një hap larg transferimit gjigant

Napoli tashmë ka nisur që të mendojë seriozisht për një zëvendësues të mundshëm të Elseid Hysajt, i cili mendohet se është objektiv kryesor i Chelsea-t për merkaton e verës. Victor Moses dhe Davide Zappacosta kanë qenë mjaft të dobët në anën e djathtë të mbrojtjes, teksa Maurizio Sarri ka nisur që të mendojë për ndryshimet e kësaj pjese të rëndësishme të formacionit.

Sarri mund të jetë i detyruar që të hedhë sytë nga merkato, ku tregu i transferimeve ofron mundësi të shumta zgjedhjeje në atë pozicion. Cesar Azpilicueta ka bërë dy sezone të shkëlqyeshëm në dy sezonet e shkuar në pjesën e qendrës së mbrojtjes, ndërsa mund të qëndrojë në të njëjtin rol edhe kur drejtimin e skuadrës ta bëjë italiani Sarri.

Sa i përket krahut të djathtë, Hysaj ka një lojtar të preferuar dhe që e vlerëson performancën e tij. Është pikërisht lojtari i Shqipërisë, Elseid Hysaj, i cili është i lidhur ngushtë me një transferim te Chelsea gjatë javëve të fundit. Sipas “Corriere del Mezzogiorno”, Napoli ka nisur që të kërkojë Thomas Meunier nga PSG për të zëvendësuar shqiptarin, kështu që Hysaj duket se është i lidhur ngushtë me transferimin.

Hysajt i përfundon dhe afati për përdorimin e klauzolës me klubin Partenopei, kështu që Sarri e di më së miri se kur mund ta transferojë atë në Londër. Mbi të gjitha, shkodrani pati një udhëtim në Britaninë e Madhe sapo përfundoi kampionati i Serie A, ku me shumë gjasa ka pasur një takim me drejtuesit e Bluve të Londrës për të ardhmen e tij. Pritet që të ketë zhvillime, pasi zërat sa vijnë dhe shtohen.

Related posts

KOHA PËR RELAKS/ Ja ku po i kalojnë pushimet futbollistët e njohur (FOTO)

Isa.Autor

Ozil foto nga pushimet në Greqi, tifozi: Shpresoj që seksi t’ju shijojë

Isa.Autor

REKORDI MË I ZI NË LA LIGA/ Ja si u “SHKRETUA” Real Madridi nga Ronaldo

Delo.autor

Leave a Comment