Futboll Seria A Sport

Mesfushori SHQIPTARË nis vizitat mjekësore, një hap larg firmës me Lazion (VIDEO)

Tashmë është e mbaruar. Valon Berisha është duke kryer procedurat e fundit përpara se të firmosë për Lazio-n. Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës ndodhet në Romë ku ka nisur që të kryejë testet mjekësore.

Me të mbërritur në kryeqytetin italian, ai shkoi në selinë e klubit lacial ku u takua me drejtorin Sportiv Igli Tare. Të dy folën për gati 3 orë ku diskutuan për detajet e fundit. Futbollisti i Salzburg-ut, i cili i hapi mjaft probleme bardhekaltërve në takimet gjysmëfinale të luajtura në sezonin shkuar në Ligën e Evropës do të firmosë një kontratë 5 vjeçare.

Ai do të përfitojë 1.3 milionë euro në sezon, ndërkohë që klubit austriak do t’i paguhen 7.5 milionë euro. Ylli shqiptar, Valon Berisha ka arritur në Romë për të kryer testet mjekësore te Lazio.

Berisha është blerja e tertë e lazmo-s pas mbrojtësit tjetër me origjinë shqiptare Riza Durmishi dhe mesfushorit të krahut Mattia Sprocati. Tanimë, numri i shqiptarëve te klubi bardhekaltër shkon në 3. Strakosha, Durmishi dhe Berisha.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Wenger konfirmon dëmtimin e rëndë të Koscielny

Sadik.Autor

LUFTA NË UKRAINË/ Reagon presidenti i FIFA-S: Jemi të tronditur…

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Liverpool-Brighton. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment