Futboll Sport

Van Damme bën shqiponjën për Januzajn, i tregon si festohet goli (FOTO)

Adnan Januzaj, shënoi golin e fitores për Belgjikën ndaj Anglisë. Të gjithë prisnin që ai të festonte me një shqiponjë por Januzaj nuk e bëri. “Jam belg dhe ndihem belg”, do të thoshte ai në intervistën e para disa ditëve. Megjithatë, një mbështetës i tij, aktori i famshëm hollivudian Zhan Klod Van Damme, ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Interesantja është se ai ka bërë shqiponjën për të falenderuar Januzajn për golin. Van Damme, me origjinë belge, mesa duket ka harruar deklaratën e Januzajt. “Një falenderim për Adnan Januzaj që shënoi golin e fitores për Belgjikën”, shkruan Van Damme duke pozuar me duart si shqiponjë

Related posts

Ndodh edhe kjo, portieri e harron fanellën në shtëpi , ja se çfarë bëri…

Sadik.Autor

Giampaolo: Sampdoria ende në garë për Evropa Leaguen

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Largohet lojtari i parë nga Milan, ish-futbollisti “kuqezi” firmos me klubin…

Delo.autor

Leave a Comment