Futboll Seria A Sport

Milan, Mirabelli dhe Gattuso në Moskë: Ja emrat të cilët po vëzhgohen

Gennaro Gattuso dhe Massimiliano Mirabelli janë të pranishëm në Rusi, ku gjatë këtyre ditëve do të ndjekin disa ndeshje të Kampionatit Botëror, për të identifikuar ndonjë element të rëndësishëm.

Sot dyshja drejtuese e Milanit do të jetë në Moskë në stadiumin Luzniki për të parë ndeshjen inauguruese Rusi-Arabi Saudite. Nuk ka profile interesante në kampin arab, por në atë rus ka disa talente që duhen ndjekur me kujdes. Siç raportohet nga gazeta Tuttosport, lojtarët që do të ndiqen më së shumti janë Aleksandër Golovin dhe Aleksey Miranchuk.

Golovin është 22-vjeç dhe luan si mesfushor qendre tek CSKA Moskë. Ai është një nga talentet më premtues në Rusi dhe është sigurisht ndër lojtarët që pritet më shumë në këtë Botëror. Ai po ndiqet me kujdes nga klubet më të rëndësishme. Në Itali është veçanërisht Juventusi i cili e ka vënë djalin në shënjestër. Skuadra ruse kërkon rreth 25 milionë euro, një çmim mjaft i lartë dhe se çdo ekip në negociata do të përpiqet ta ulë. Mirabelli dhe Gattuso sot do ta ndjekin atë në Moskë, për të parë nëse mund të jetë i dobishëm për Milanin. Golovin ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 6 asist në 43 paraqitje sezonin e kaluar.

Një tjetër talent rus që do të ndiqet është Miranchuk, një 22-vjeçar, i cili luan me Lokomotiv të Moskës. Bëhet fjalë për një lojtar i cili për pozicionin që luan, nuk do të ishte ideal në skemën 4-3-3 të kuqezinjve. Ai gjithashtu mund të aktivizohej si një sulmues ofensivë në rast nevoje, por është gjithmonë më mirë që lojtarët të vendosen në pozicionet e tyre dhe të mos përshtaten. Ai ka realizuar 8 gola dhe 11 asist në 41 paraqitje sezonin e kaluar. Në kontratën e tij ekziston një klauzolë prej rreth 20 milionë eurosh. Vështirë që Milani të investojë në Miranchuk një shifër të ngjashme. Po flasim për një lojtarë me eksperiencë ende të pakët dhe është e mundshme që buxheti të jetë i rezervuar për elementë më të pjekur dhe të gatshëm.

Related posts

NDESHJA ME MILANIN/ Ronaldo ka një mesazh për tifozët: Do jemi gjithmonë…

Delo.autor

NUK PËRMBAHET MBAPPE/ I tregon organin gjenital kundërshtarit (VIDEO)

F.autor

Paris SG pret Strabourg, kërkon të harrojë Real-in

Q.Autor

Leave a Comment