Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ PSV-BATE: Holandezët e nisin ndeshjen të avantazhuar

PSV do të presë BATE Borisov mbrëmjen e së mërkurës në ndeshjen e kthimit të raundin final kualifikues të Champions League pasi ka fituar takimin e parë me rezultatin 3-2.

Ndeshja e javës së kaluar ka qenë e para mes këtyre dy ekipeve dhe holandezët kanë ecurinë më të mirë në kompeticionet europiane, ku luajnë që nga viti 1974. Ata kanë fituar 43% të 340 ndeshjeve të luajtura në Europë.

BATE, nga ana tjetër, ka fituar 36% të 146 takimeve europiane që ka luajtur. A do të arrijë PSV të eliminojë BATE-n në “Philips Stadium”, aty ku në raundin e tretë kualifikues të sezoni të kaluar të Europa League u mund befasisht nga Osijek, që fitoi edhe ndeshjen e kthimit? Në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit që PSV ka luajtur në shtëpi, janë realizuar mbi 2.5 gola për takim.

Ndërkohë, në katër nga pesë ndeshjet e fundit që BATE ka luajtur në të gjitha kompeticionet, të dy skuadrat kanë shënuar. Në takimin e parë mes këtyre dy ekipeve janë dhënë 3 kartonë të verdhë dhe janë realizuar 8 goditje nga këndi në total.

Related posts

Iu hoqën 3 pikë nga Disiplina, ja reagimi i fortë i “Tirona Fanatics”

Sadik.Autor

Titulli i vitit 2016, KAS/ Vendimi është duke u finalizuar, do të merret në…

Q.Autor

FORMACIONET ZYRTARE/ Yamal dhe yjet nga minuta e parë, Belgjika sfidon Spanjën për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026

F.autor

Leave a Comment