Futboll Seria A Sport

Milani lë Baccan te Villareali dhe ëndërron sulmuesin amerikano latin

Intrigë kolumbiane për sulmin e Milanit. Carlos Bacca është kthyer në Milanello pas huazimit 1-vjeçar te Villareali në Primera Division, por vetëm përkohësisht. Ai ndodhet në qendrën stërvitore të kuqezinjve për t’u përgatitur bashkë me futbollistët e tjerë të Kolumbisë për finalet e Botërorit. Do të qëndrojë me “Cafeteros” deri më 12 qershor, datë kur përfaqësuesja latine do të niset drejt Rusisë. Mirëpo në Milanello mund të qëndrojë shumë më gjatë (edhe pas përfundimit të Botërorit) Radamel Falcao. 10 ditë mund t’i mjaftojnë Mirabellit për të përmbyllur një marrëveshje shumë të rëndësishme të merkatos, pavarësisht paralajmërimit të dhënë nga UEFA për mospjesëmarrjen në Europa League.

Bacca nuk dëshiron të kthehet te kuqezinjtë, sepse synimi i tij është të qëndrojë në Spanjë te Villareali. Këtë e zbuloi pas miqësores së Kolumbisë me Egjiptin në Bergamo: “Jam i lumtur dhe dua të qëndroj në La Liga. Ky është vullneti im.” Problem është çmimi i kartonit të sulmuesit. Spanjollët kanë kërkuar ulje të çmimit fillestar prej 15 milionë eurosh. Janë nisur bisedimet dhe palët mund të gjejnë një zgjidhje të kënaqshme.

Këtu hyn në lojë Radamel Falcao, sepse Milani ka nevojë për një sulmues të rëndësishëm. “Bomberi” i Monacos ka karakteristikat dhe eksperiencën e duhur për sulmin kuqezi.

Çmimi i kartonit të 32-vjeçarit është i pranueshëm, rreth 20 milionë euro. Nyja që duhet zgjidhur lidhet me pagën e tij. Ndoshta marrëdhëniet e mira mes menaxherit të kolumbianit, Jorge Mendez, dhe Fassones mund ta bëjnë më të lehtë operacionin. Falcao kontratë me Monacon deri në vitin 2020, ndërsa Milani mund të ofrojë një marrëveshje më të gjatë. Ndoshta gjatë qëndrimit me kombëtaren në Milanello Falcao mund të lidhet shpirtërisht me klubin kuqezi.

Related posts

E veçanta e këtij Botërori/ Vjehrri dhe ish-dhëndrri, bashkë në një ekip

Sadik.Autor

Është pranë transferimit, Cortua blen shtëpi në Madrid

Isa.Autor

OFERTË “GALOPANTE” VJEN NGA KINA/ Ylli i Chelseat bën refuzimin e paimagjinueshëm

Delo.autor

Leave a Comment