Futboll Seria A Sport

MILANI NË ANKAND/ Dy amerikanë garojnë për të blerë klubin “kuqezi”

Ka dy emra, të besueshëm apo jo do të zbulojmë shumë shpejt, por ndërkohë bota rreth Milan ka nisur të lëvizë, sepse është e domosdoshme të ndodhë diçka e tillë, se sa më shpejt, në bazë të rregullave të UEFA.

Burime pranë pronarit Yonghong Li konfirmojnë se tanimë ka gjetur blerës për kuqezinjtë dhe të gjitha rrugët të çojnë në SHBA, nga Stephen Ross te John J. Fisher. Por cilët janë ata..

Stephen Ross është pronari i Miami Dophins, skuadra historike e NFL. Ai ka një pasuri rreth 7.4 miliardë dollarë, si rrjedhojë e kompanisë imobiliare, “Related Companies”, themeluar në vitin 1972.

Pasioni i tij për sportin ka qenë gjithmonë i madh dhe në vitin 2013 është interesuar edhe për futbollin duke futur një turne të famshëm miqësore International Champions Cup, që zhvillohet çdo vit në verës në SHBA, Kina dhe Singapor.

Ndërkohë, kandidati tjetër Fisher, gjithashtu merret me ndërtime dhe krahas administrimit të klubeve të ndryshme sportive ka krijuar edhe firmën e veshmbathjeve “GAP”.

Pasuria e tij është rreth 3 miliardë dollarë, ka ekipin e bejsbollit Oakland Athletic dhe dy ekipe futbolli San Jose Earthquakes në MLS dhe Celtic në Skoci.

Në vitin 2008, ai humbi garën me Pallotta për të blerë Roma, ndërsa tani dëshiron të marrë Milan duke e lënë marrëveshjen në dorë të bankës “Goldman Sachs”.

Related posts

E BUJSHME/ NEYMAR I DËSHPËRUAR: Perez ka gati MEGA-OFERTËN për ta transferuar

Isa.Autor

Projektohet rikthimi i Niang në Francë, e do Patrick Viera

Isa.Autor

TENSIONET PAS VRASJES SË KOMANDANTIT IRANIAN/ Kombëtarja e njohur anulon vizitën në Katar, ja reagimi në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment